Shkrime

Mustafa: Kurtin e rrëzova për shkak të qëndrimit kundër SHBA-së

Rregullorja e re e Bankës Qëndrore të Kosovës që ndalon dinarin dhe vendosmëria e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shtyrë implementimin e një vendimi të tillë, ka dëmtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, duke folur për këtë çështje dhe për mos dëgjueshmërinë e Kurtit karshi kërkesave të Uashingtonit zyrtar, ka thënë se nëse Kryeministri I Kosovës nuk e sheh Amerikan si aleat, njëjtë s’do ta shoh as SHBA-ja atë.

Ndërkohë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një konferencë për media, ka nënvizuar se sa e rëndë është situata në raportet Kosovë-SHBA dhe ka thënë se ata që thonë se raportet me Amerikën s’janë prishur edhe pas intervistës së O’Brien, po gënjejnë.

Lidhur me këtë situatë të rënduar të raporteve, ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai tha se vendosja në krizë e marredhenieve me SHBA-në por edhe me Brukselin për një shtet të ri si Kosova, është një sfidë mjaftë e madhe.

Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se sa kishte qenë në krye të partisë kishte vendosur për ta prishur marrëveshjen me Vetevendosjen dhe për ta rrëzuar Kurtin nga Qeveria për shkak të mospajtimit me politikën kundërshtuese ndaj aleatit strategjik të Kosovës.

Mustafa eshte shprehur se me këtë veprim kishte rrezikuar partinë, duke bërë kështu që LDK-ja të paguante çmimin e madh për sigurinë dhe shtetin e Kosovës. Megjithatë ish-kryeministri Mustafa theksoi se atëherë ka qenë situata ndryshe, meqë ishte vetëm Administrata e SHBA-së që kishte mospajtime me Kurtin, ndërkohë që përfaqësuesit amerikan, britanik gjerman e francez në Kosovë ishin në përkrahje të Albin Kurtit.

“Vënia në krizë e raporteve me SHBA-të por edhe me BE-në është sfidë e madhe për Kosovën si shtet i ri dhe akoma i pa vulosur në OKB dhe i panjohur nga 5 vende të BE-së” – deklaroi Mustafa

Ish-kreu i LDK-së ka thënë gjithashtu se kanë qenë të bindur se s’ka siguri të Kosovës pa NATO dhe se Kosova s’mund ta arrijë NATO-n pa Amerikën. Ai theksoi se pa SHBA s’ka as njohje ndërkombëtare, as anëtarësim në OKB dhe në organizata të tjera.

Sipas Mustafës, tani situata është edhe më e rëndë, sepse Qeveria Kurti po kritikohet nga demokratët e SHBA-së, gjermanët, francezët dhe britanikët.

Ish kryeministri u shpreh se është e qartë që çdo fitore me populizëm dhe duke anashkaluar partnered, është humbje si për atë që fiton, njëjtë edhe për ata që abstenojnë.

“Çdo fitore me populizëm, duke nënçmuar dhe anashkaluar partnered, është humbje si për ata që fitojnë sikurse edhe për ata që abstenojnë. Pa SHBA, Kosova nuk është shtet, por vetëm një karikaturë. Prandaj lypset të reflektojnë Presidenca, Kuvendi, Qeveria, opozita, shoqëria civile për të rikthyer besimin e partnerëve dhe për të trasuar rrugën e konsolidimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës” –  ka potencuar Mustafa.

 

 

TRENDING

Exit mobile version