Sport

Napoli pret Barcelonën, formacionet zyrtare

Napoli është nikoqir i Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët në këtë takim vijnë me ndryshime në stafin teknik, ku Walter Mazzari është shkarkuar dhe postin e trajnerit e ka marrë Francesco Calzona.

Përkundër se nuk janë në formën më të mirë, vendasit kërkojnë që të marrin fitore në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër Barcelona shpreson të marrë një rezultat pozitiv në stadiumin Diego Armando Maradona para ndeshjes së kthimit.

Tanimë dy trajnerët, Francesco Calzona i vendasve dhe Xavi Hernandez i mysafirëve kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve të cilët luajnë në këtë ndeshje nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Olivera, Anguisa, Cajuste, Lobotika, Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Barcelona: Ter Stegen, Cancelo, Araujo, Martinez, Kounde, Pedri, Christensen, De Jong, Gundogan, Yamal.

TRENDING

Exit mobile version