Sport

Ndalet Napoli, “shqiponjat” e Elseid Hysaj triumfojnë

Ka përfunduar me fitoren e lacialëve, supersfida e mbrëmjes së sotme, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, teksa në “Stadio Diego Armando Maradona”, Lazio ka mundur me rezultatin minimal 0 me 1, vendasit e Napolit, duke ndaluar kështu hovin e jugorëve.

Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë, me uruguajanin Matias Vecino, i cili tronditi vendasit me një super gjuajtje nga më shumë se 25-metra distancë, në minutën e 67’-të, të sfidës, gol që vulosi dhe fitoren e kryeqytetasve.

Pas kësaj fitoreje, Lazio ngjitet në vendin e 2-të, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani plot 48 pikë, ndërsa Napolit duket se nuk i prish asnjë “plan” kjo humbje, teksa ende gjendet në vendin e parë me një diferencë prej 17 pikësh me ndjekësit më të afërt.

SHIKONI GOLIN:

TRENDING

Exit mobile version