Sport

Në Gjermani nuk shkojnë vetëm infermierët

Në morinë e urimeve që u derdhën lumë mbrëmjen e së enjtes drejt ekipit kombëtar të Shqipërisë për fitoren e tij ndaj Çekisë, spikati urimi gazmor dhe kuptimplotë i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. Shoqata shkroi në murin e saj në FB: “Në Gjermani nuk shkojne vetëm infermieret! Urime Kombëtares shqiptare”. Shoqata e Infermierëve ka prekur plagën e shoqërisë shqiptare, emigrimin masivi të profesionistëve të shëndetësisë, por të një vendi që ka shumë për t’u krenuar me rininë e tij. Së fundmi, Kombëtarja shqiptare e futbollit po vrapon drejt Kampionatit Europian 2024 në Gjermani

TRENDING

Exit mobile version