Aktualitet

Ne vazhdojmë punën ,për reformë në shërbimin konsullor

Reagim në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Një gjë është e sigurt:
situata në Ambasadën tonë në Athinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik ka ndryshuar rrënjësisht në të mirë të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi !
S’ka më radhë të gjata, as pritje me muaj për të marrë datën e takimit për aplikimet për pasaportë e kartë identiteti, por takimi për aplikim tani caktohet brenda vetëm 1 jave dhe pasaporta apo karta e identitetit merret brenda 3 javëve.
Përkundër rrethanave të rënduara nga COVID-19, ky ndryshim është mundësuar nga një varg masash të ndërmarra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e falë një pune sistematike deri mbi 14 orë në ditë nga ekipet në shërbim në Athinë e Selanik, që prej muajit korrik e tutje.
Nga muaji gusht e deri më sot, ndërkaq, në Athinë e Selanik janë dhënë mbi 40.000 pasaporta e karta identiteti, afërsisht 150% më shumë krahasuar me pjesën pararendëse të të njëjtit vit.
Po ashtu, për herë të parë skuadra mobile konsullore do të zbarkojë shumë shpejtë në Kretë dhe në Rodos për të ofruar shërbimet e nevojshme për gjithë shqiptarët që jetojnë në ishuj.
Përderisa mbetet ende për të bërë, ne do të vazhdojmë punën e pakursyer për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me shqetësimet ditore të qytetarëve shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version