Kosova

Negociatat shkuan për lesh/ Gjithçka varet nga sponsorët e Prishtinës

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç vlerëson se negociatat Kosovës dhe Serbisë janë në ngërç për shkak të vendimeve të njëanshme të Prishtinës zyrtare dhe se dialogu mund të zhbllokohet vetëm nëse vendosin Uashingtoni dhe Brukseli.

“Përderisa nuk ka vullnet politik dhe veprime konkrete, është e kotë të flitet për çfarëdo lloj dialogu” – theksoi Milivojeviç, I cili e sheh arsyen kyçe te Prishtina, e cila, siç tha ai, nuk jep asnjë sinjal, pra nuk tregon vullnet për vazhdimin e dialogut.

“Nuk ka negociata sepse pala e Prishtinës zbaton masa që jo vetëm  largojnë nga dialogu, por mbyllin mundësinë e çdo lloj dialogu. Tani gjithçka varet nga sponsorët e palës prishtinase, nga qendrat e pushtetit në Uashington dhe Bruksel, por edhe ata nuk japin asnjë sinjal se mund të ketë ndonjë zhbllokim. Nuk ka në horizont asnjë masë apo veprim që do të pengonte atë që po bën Albin Kurti, që është dëbimi i Serbisë dhe pogromi i popullit serb nga Kosova e Metohia. Kjo ende po vazhdon” – deklaroi ish diplomati serb.

Sipas tij, çështja kryesore që mbetet e hapur është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015, dhe në kuadër të kësaj, formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe. Megjithatë, sipas Milivojeviç, kryeministri i Kosovës , po përpiqet të pengojë formimin e asociacionit përmes lëvizjeve të njëanshme.

“Kurti i fillion bisedimet me kërkesa maksimale. Ai qëndron i palëkundur në pozicionin se mund të diskutojë vetëm për njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë. Insiston në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është e papranueshme për Serbinë. Dhe në rrethana të tilla nuk ka si të ketë negociata, pasi duhen dy pale. Përsa i përket Serbisë, ajo është e hapur për dialog, por dialogu nënkupton përmbushjen e obligimeve të marra më parë, vënien në tryezë të asociacionit dhe gjëra të tjera” – u shpreh Zoran Milivojeviç

TRENDING

Exit mobile version