Kronike

Nën efektin e drogës/ 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme pranë një shkolle, vihet në pranga

Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi , ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Policia ka vepruar menjëherë duke vënë në pranga 19 vjeçarin i cili as verifikimeve të kryera me drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

TRENDING

Exit mobile version