Sport

Nënshkrimi i preferuar i Klopp tek Liverpooli është një lojtar që e morën pa para

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar nënshkrimin e tij favorit që prej kohës kur ai është ulur në stolin e klubit anglez.

Klopp u emërua në krye të stolit të klubit në vitin 2015 dhe që nga atëherë i ka udhëhequr ata drejt një titulli të Ligës Premier, një titulli të Ligës së Kampionëve dhe një titull të FA Cup.Ky sukeses u bë i mundshëm falë nivelit të lartë të lojtarëve në skuadër, duke përfshirë këtu emra si Virgil Van Dijk, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Andy Robertson të cilët e ndihmuan klubin që të fitojë trofe brenda dhe jashtë vendit.Sidoqoftë, përkundër faktit se shpenzuan rreth 150 milionë euro për të transferuar lojtarë, nënshkrimi i preferuar i Klopp gjatë viteve aktualisht nuk i ka kushtuar klubit asnjë cent në aspektin financiar.“Është Trent Alexander-Arnold. Ne nuk kemi pasur nevojë që ta transferojmë atë, por Pep Ljinders, asistenti im, e solli atë dhe më tha: ‘Ai ka luajtur si numër 6 për mua. Ai ka luajtur si mbrojtës, ka luajtur në krahë të djahtë, në krahë të majtë’”, ka thënë Klopp kur u pyet për nënshkrimin e preferuar.“Ai më pas erdhi por aty kishte vetëm një problem: Trent nuk ishte i gatshëm fizikisht. Por ai ishte një fëmijë kështu që nuk ishte fizikisht gati por ne e pamë menjëherë se çfarë futbollisti i mençur ishte”.“Ne duhej të punonim me të në aspektin fizik, por pastaj ai u rrit vet në një mënyrë të pabesueshme që ishte e bukur për t’u parë. Ai më pas bëri gabime, por nuk u dorëzua asnjëherë”, u shpreh Klopp.Alexander-Arnold numëron afër 300 paraqitje për “Të Kuqtë” që prej se iu dha mundësia të debutojë me ekipin në vitin 2016.Klopp gjithashtu kishte marrë vendim pak para fillimit të sezonit 2023/24 që ta emërojë anglezin si zëvendëskapiten të ekipit, gjë që i ndihmoi atij që të bëhet një lider i ekipit.

TRENDING

Exit mobile version