Politike

Nesër mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, kush do të jetë fokusi i diskutimeve

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda Marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit.

TIRANË– Ditën e nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila do të drejtohet nga kreu i partisë, Edi Rama.

Arseyja e mbledhjes në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste.

Ftesa:

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI”

Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda Marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit.

Rama ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninës e kamerave. Por pas përfundimit të mbledhjes të ketë edhe një deklaratë për mediat për gjetjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në kuadër të parapërgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

TRENDING

Exit mobile version