Kosova

Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë

Hapet ekspozita, “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”
Në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, është hapur ekspozita me titull “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë” nga bashkepunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Ekspozita u përurua në lapidariumin e Muzeut të Kosovës, dhe morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, studentë e studiues.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, tha se kjo ekspozitë është dëshmi e integrimeve mes institucioneve të të dy vendeve.
Kjo ekspozitë, por edhe bashkëpunimet e tjera janë dëshmi e funksionimit dhe frymimit të institucioneve tona në një, andaj bashkëpunimet ndër institucionale duhet të integrohen në maksimumin e mundshëm”, tha Bido.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Bedri Zyberaj, u shpreh se muaji nëntor si asnjë muaj tjetër përmbledhë data të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
“Gjatë këtij muaji filluan epokat të rëndësishme për kombin, sikurse, triumfi i Skënderbeut, që ne e njohim si Nëntori i Parë, pastaj shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Nëntori i Dytë, mbajtja e Kongresit të Manastirit, dalja publike e UÇK-së. Prandaj e kemi parë të udhë sqë ekspozitën ta emërojmë, ‘Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë’, duke shënuar kështu edhe 28 Nëntorin”, theksoi Zyberaj.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur disa dokumente që nga fillesat e kryengritjeve antiosmane para shpalljes së Pavarësisë më 1912.
Ekspozita përmban njoftime të shpalljeve të  Pavarësive të disa qyeteve të Shqipërisë, një histori të shkurtër për Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin po ashtu dhe imazhe  të firmëtarëtve të Pavarësisë.
Janë përfshirë në ekspozitë po ashtu edhe fotografi të festimeve që ndodhën pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe aktivitetet të cilat janë zhvilluar që pas vitit 1937 e më tej.
Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të vizitojnë këtë ekspozitë deri më 28 Nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version