Rajon

Ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzave. Mediat greke shkruajnë se ndaj një 37-vjeçari nga Shqipëria, është ngritur një çështje në Selanik, pasi u konstatua se u kishte treguar organin gjenital vajzave të reja të moshës 17 deri në 19-vjeç. Bëhet me dije se ndaj tij është hapur një dosje. Ai nuk dispononte dokumentet për të qëndruar në Greqi.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Selanik:

Pas një hetimi të imtësishëm nga punonjësit e policisë së Sektorit të Sigurimit të Thermit, u zbulua një rast i dhunës seksuale ndaj katër vajzave. Si autor është identifikuar një i huaj 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur edhe një dosje përkatëse. Në veçanti, të lartpërmendurit në fillim të muajit qershor të këtij viti në zonën e Vasilikisë, kanë kryer disa herë akte ofenduese ndaj të rinjve. Siç rezultoi nga hetimet, 37-vjeçari nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e tij të ligjshëm në vend, ndaj u arrestua dhe u dërgua në Drejtorinë e Menaxhimit të Emigracionit Thermi, për të zbatuar procedurën e parashikuar administrative ndaj tij. Dosja do t’i dërgohet prokurorit kompetent.

TRENDING

Exit mobile version