OPINION

Një përkujtim për viktimat që humbën jetët dhe për qytetin e Durrësit që u pllakos atë ditë, vjen një poezi nga gazetarja “Doris Kasaj”

DURRËSI IM
(Pas tërmetit)
Durrësi i bukuri im,
Mbete si jetim pa nënë,
Si shkretëtirë u bëre hi,
Të tundi e shkatërroi tërmeti i rëndë
U mbyte në vaje, u veshe në zi.
Pres një ditë të bardhë të vij,
Me pulëbardha të ndriçoj deti,
I bukur si në përrallë të ndrijë,
Ah kjo zemër sa më dhemb,
Kur këmba s’shkel më te i njëjti vend.
Në shpirt jam copë-copë,
Sytë e lotuar e zemrën gropë,
Pres të ta shoh prapë shpresën në sy,
Të shoh perëndimin më të bukur tek ti,
Mbi plagët e tërmetit e dhimbjet aty,
Të ndjej prapë besimin në Zot e perëndi.
Doris

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version