Kronike

Një tjetër aksident në vend, BMW del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Mësohet se një makinë tip BMë ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak Rreth orës 05:15, në fshatin Poçem, Mallakastër, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

TRENDING

Exit mobile version