Aktualitet

Një tjetër aksident nga urbanët në vend, qytetarja: Shoferin e kishte zënë gjumi

Pak minuta më parë JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një aksidenti në zonën e Freskut. Një autobus kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në ambientet e jashtme të një lokali. Aksidentet e urbanëve të Tiranës janë pothuajse të përditshme tashmë, edhe pse aktivistët dhe patronazhistët udhëzohen që ta ndryshojnë këtë realitet.

Pak pas aksidentit në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërriti një dëshmi nga një qytetare që kishte qenë prezentë. Ajo thotë se shoferin e kishte zënë gjumi, u përplas fillimisht me një shtyllë dhe më pas përfundoi në lulishten e një lokali.

“Pershendetje! Un e pashe live aksidentin! Ate e kish zene gjumj ntimon, Se po ecte drejte pastaj mori shtyllen përpara. Fati qe nuk ka rene poshte ne disheze ose ti merte makinat përpara.” – shkruan qytetarja.

TRENDING

Exit mobile version