Aktualitet
Një tjetër aksident nga urbanët në vend, qytetarja: Shoferin e kishte zënë gjumi
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/aksident-1.jpg)
Pak minuta më parë JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një aksidenti në zonën e Freskut. Një autobus kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në ambientet e jashtme të një lokali. Aksidentet e urbanëve të Tiranës janë pothuajse të përditshme tashmë, edhe pse aktivistët dhe patronazhistët udhëzohen që ta ndryshojnë këtë realitet.
Pak pas aksidentit në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërriti një dëshmi nga një qytetare që kishte qenë prezentë. Ajo thotë se shoferin e kishte zënë gjumi, u përplas fillimisht me një shtyllë dhe më pas përfundoi në lulishten e një lokali.
“Pershendetje! Un e pashe live aksidentin! Ate e kish zene gjumj ntimon, Se po ecte drejte pastaj mori shtyllen përpara. Fati qe nuk ka rene poshte ne disheze ose ti merte makinat përpara.” – shkruan qytetarja.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)