Bota

Një tjetër lajm i mirë/ SHBA aprovon mjekimin e parë antiCovid! “Bamlanivimab” merr  “dritën jeshile”…

Agjencia amerikane e barnave (FDA)  ka dhënë dritën jeshile për të nisur trajtimin urgjent me antitrupa monoklonal fëmijët dhe të rriturit e prekur nga infeksioni i koronavirusit.

Anitrupat e prodhuar nga biofarmaceutikja “Eli Lilly” duhet të administrohet në spitale ose në institucione të tjera shëndetësore.

Ky është mjekimi i parë i bazuar në antitrupa monoklonale që merr autorizim nga agjencia prestigjoze amerikane

“Bamlanivimab” është një antitrup monoklonal i drejtuar posaçërisht kundër proteinës spike të SARS-CoV-2, i krijuar për të bllokuar agresionin e virusit dhe hyrjen në qelizat njerëzore.

“Ky të dhëna mjaftë premtuese që na lejojnë të bëjmë të disponueshëm bamlanivimab si një trajtim për pacientët Covid-19 dhe që kjo bëb që ti shtohet edhe një tjetër mjet i fortë dhe i vlefshëm për mjekët që luftojnë me këtë pandemi globale,” tha David A. Ricks, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i “Eli Lilly”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version