Pinknews

Nuk e dija kush isha, qaja çdo ditë…

Modelja e famshme, Bella Hadid, gjatë një interviste të realizuar së fundi ka treguar për problemet e saj me shëndetin mendor.

Duke folur për revistën “iD”, modelja rrëfen se më parë vuante nga ankthi kronik.

“Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”.

Ndër të tjera, Hadid, tregoi se që në moshën 14 vjeçare nisi të pinte duhanin.

“Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete Marlboro që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, unë jam si, “Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët”. “E kuptova se ndoshta isha unë duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi”.

Gjithashtu tregoi për kompanitë e famshme që nuk donin të punonin me të për shkak mbështetjes së saj ndaj Palestinës.

“Disa kompani nuk do të punojnë më me mua dhe disa njerëz mund të mendojnë se jam e çmendur. Por kjo nuk më shqetëson dhe nuk krahasohet me atë që vuajnë palestinezët në baza ditore”, tha Bella.

TRENDING

Exit mobile version