Sport

“Nuk e vrava unë, gjithçka ndodhi…”, 39-vjeçari grek mohon akuzën: Kisha pirë…

“Gjithçka ndodhi kur unë isha në gjumë, nuk kam lidhje me vrasjen”, kështu është shprehur 39-vjeçari grek i cili u arrestua për vrasjen e gruas së tij shqiptare shtatzënë, 41-vjeçares Gjeorgjia Murati.

Në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se natën e Vitit të Ri kishte pirë ilaçe për gjumë dhe nuk kishte ndjerë asgjë se çfarë kishte ndodhur.

“Kur u zgjova në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi” është shprehur 39-vjeçari.

Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur vranë Gjeorgjinë dhe ai vetë nuk e kuptoi sepse ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.

TRENDING

Exit mobile version