Kronike

Operacioni i SPAK/ Roli që kishte oficerja e Interpolit në tentativën për vrasje

Të arrestuarit nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminale, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë info nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

TRENDING

Exit mobile version