Kosova

Opozita nuk ndalet, tenton sërish të sulmojë Kurtin (FOTO)

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk dorëhiqen. Ata kanë bllokuar foltoren e parlamentit dhe kërkojnë ndërprerje të seancës plenare. Disa prej tyre, siç raportojnë mediat e Kosovës, kanë tentuar të hedhin sërish sende në drejtim të kryeministrit ku është dashur ndërhyrja e sigurimit.

Çfarë po ndodh në pjesën e dytë të seancës plenare? 

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u kërkua nga 41 deputetët. Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca gjatë seancës së tanishme u gjuajt me shishe uji.

TRENDING

Exit mobile version