Aktualitet

Opozita proteston përpara Bashkisë Tiranë, konfrontohen me Policinë

Opozita shqiptare ka ndërmarrë një protestë kundër kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ku ka pasur edhe konfrontim fizik me Policinë.

Qindra qytetarë të mbledhur përpara Bashkisë kryeqytetase, me pankarta në duar, kanë protestuar kundër bashkiakut, sa i takon rastit të dosjes 5D, ku drejtorë dhe funksionarë të Bashkisë kanë rënë në rrjetën e SPAK.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë një fjale përpara nisjes së protestës, ka theksuar se çdo bashki në vend duhet të hetohet.

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin”, përmendi ai.

Ndër të tjera, tha se Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë.

Nga ana tjetër, ish-kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, ka thënë se Veliaj me portesta do të largohet nga vendi, edhe nëse nuk arrestohet.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D.”, përmblodhi ai.

“Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra”.

Po ashtu, qytetarët kanë qëlluar objektin e Bashkisë me vezë dhe mollë, në shenjë proteste.

TRENDING

Exit mobile version