Pinknews

Oriola Marashi ndan për herë të parë vendimin më të vështirë që ka marrë në jetë

Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara shqiptare me një karrierë plot sukses, kulmin e së cilës e ka arritur edhe me përfaqësimin e markës prestigjoze “Guess”. Bukuroshja ka arritur majet e suksesit ku ka zhvilluar profesionin e saj edhe jashta kufijve shqiptar, duke u bërë kështu një ndër modelet më të njohura të markës prestigjoze “Guess”. Mirëpo, rrugëtimi i saj padyshim që nuk ka qenë i thjeshtë. Në një bisedë me ndjekësit në Instagramin e saj, modelja është pyetur lidhur me vendimin më të vështirë që i është dashur të marrë në jetën e saj. Teksa postoi në InstaStory një video duke kënduar kur ka qenë në një moshë të vogël, Oriola ka rrëfyer për herë të parë se vështirësia më e madhe e saj ka qenë zgjedhja mes muzikës dhe modelingut. “Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut.”– shkruan ajo.

TRENDING

Exit mobile version