Politike

PAMJET/ E shoqëruar nga bashkëshorti, voton Emiriana Sako

Kryebashkiakja e Durrësit, njëherësh dhe kandidate e PS-së në garën për kreun e bashkisë, Emiriana Sako, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, kanë votuar pak çaste më parë në qendrën e votimit 1461/01.

Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, Sako u ndal para gazetarëve për t’i falënderuar për punën që po bëjnë sot në mbulimin e procesit zgjedhor si dhe për të ftuar masivisht durrsakët të dalin të votojnë.

“Faleminderit të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj sot. Uroj që do të jetë një ditë e qetë deri në fund të procesit. Kërkesa e vetme sot mbetet ftesa qytetarëve për pjesëmarrje. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit. Faleminderit të gjithëve”, deklaroi Sako.

TRENDING

Exit mobile version