Aktualitet

“Pandemia globale e Covid-19 e vuri në sprovë reale drejtësinë.

AVOKATJA E POPULLIT PERSHENDET FORUMIN RAJONAL VJETOR TE SUNDIMIT TE LIGJIT.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca adresoi me nje pershendetje mengjesin e sotem Forumin Vjetor te Sundimit te Ligjit ne Europen Juglidore i cili mbahet ne datat 16-17 tetor ne Tirane.
Forumi organizohet nga organizatat Civil Right Defenders dhe AIRE Center dhe ne marrin pjese autoritete te rendesishme te drejtesise nga vendi dhe rajoni.
Ne fjalen e saj Avokatja e Popullit nder te tjera u shpreh:
“Pandemia globale e Covid-19 e vuri në sprovë reale drejtësinë, barazinë e zbatueshmërisë së saj e shkallën e saj të zbatimit. Mbi të gjitha, ajo krijoi premisa të rëndësishme për të zhvilluar ushtrime të mirëfillta mendimi e analize mbi atë se çka do të thotë e mirë e përgjithshme dhe sakrificë.
Të drejtat e njeriut, të cilat janë fituar me mund përgjatë dekadave, u vunë befas në diskutim përballë rreziqeve që nuk buronin prej tyre, por që mund të përfitonin prej tyre.
Ligjvënës, studiues e aktivistë të të drejtave të njeriut prej muajsh janë angazhuar në diskutime thelbësore në lidhje me atë se a duhen flijuar të drejtat e liritë themelore të njeriut në altarin e sigurisë së shëndetit publik”.
“Te drejtat e njeriut nuk duhet të shndërrohen në sakrificën më të lehtë dhe në çmimin më të leverdisshëm për t’u paguar atëherë kur nevoja e do që ligjet të ashpërsohen në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Pa të drejta, njeriu do të ishte thjesht një gjitar, të drejtat e tij njerëzore janë provë e ekzistencës së arsyes së njeriut.
Andaj kur diskutohet që të drejtat e njeriut ka momente kur mund të bëhen të negociueshme në shërbim të mbrojtjes së një interesi tjetër më të madh për njerëzit, unë ju rekomandoj të mos e merrni seriozisht.
Kjo sepse nuk ka interes më të madh për njeriun sesa t’i garantohet ekzistenca e tij si njeri. Jemi duke folur këtu për themelet, bazat e jo vetëm të drejtës, por edhe të shoqërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version