Aktualitet

Panik në ajër, avioni i linjës Tiranë-Bolonja bën ulje të detyruar në Bari

Një avion i linjës Tiranë-Bolonja ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Barit për shkak një defekti që ka patur në një nga dy motorët.

Siaps asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Incidenti ndodhi në orët e vona të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

TRENDING

Exit mobile version