Moti

Parashikimi i motit, e enjte 15 tetor 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.

Më tej parashikohet mot, me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët ndërsa, në jugperëndim dhe veriperëndim deri mesatar, në formë shtrëngatash.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në jugperëndim dhe veriperëndim reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar deri dhe të lartë, në formën e stuhive dhe rrebeshëve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites deri ato të mesnatës reshjet do të jenë me intensitet mesatar në të gjithë vendin ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veriperëndim dhe sidomos jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet të lartë.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe e fortë deri në 20-25 m/s intensive përgjatë vijës bregdetare zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/23 Re shi stuhi
Kukës 11/22 Re shi stuhi
Lezhë 13/22 Re shi stuhi
Dibër 9/20 Re shi stuhi
Durrës 14/24 Re shi stuhi
Tiranë 15/25 Re shi stuhi
Elbasan 13/24 Re shi stuhi
Berat 12/25 Re shi stuhi
Vlorë 14/24 Re shi stuhi
Korçë 9/18 Re shi stuhi
Gjirokastër 11/23 Re shi stuhi
Sarandë 13/23 Re shi stuhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version