Aktualitet

Parodistët e Vlorës vijnë me një këngë për vaksinën e Covid (Video) “Kujdes nuk bëhet shaka se kjo qenka damlla”, është kënga

Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo vijnë me një këngë për vaksinë e Covid-19. “Kujdes nuk bëhet shaka se kjo qenka damlla”, është kënga e parodistëve të Vlorës. Dy mjeshtrit e humorit këndojnë “Vaksina”, e marrë nga muzika e këngës “Felicita”.

“Nga korona, alkoolin se ndajmë, distancën e mbajmë, nga korona. Kujdes mor aman se qenka flamë, nga korona”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës së tyre.

Edhe më herët ata janë bashkuar në një mesazh për koronën. Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Artur Dhamo kanë realizuar një këngë përshtatur situatës, ku jepnin dhe mesazhin: “Jepe besën, jepe fjalën. Të gjithë së bashku do ia dalim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version