Sport

‘Për Kosovë e Shqipëri’, Tirana elektrizohet nga tifozat Kuq e Zi

“Air Albania” mirëpret sonte në orën 20.45 takimin  mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani jemi në vendin e parë. Pritshmëritë janë të mëdha, entuziazmi është i pranishëm te shqiptarët dhe tashmë e gjithë vëmendja është e spostuar te kombëtarja.

Atmosfera në çdo cep të kryeqytetit është fantastike dhe tifozët kanë filluar të grumbullohen. Ndryshe nga orët e paradites ku kishte pak tifozë, tashmë numri i tyre ka filluar të shtohet. Ngjyrat kuqezi mund t’i hasësh kudo, duke të dhënë përshtypjen se diçka e madhe do vijë sonte.

TRENDING

Exit mobile version