Bota

Përgjaket Moska/ Masa të rrepta sigurie pas sulmit me dhjetëra viktima, blindohet kryeqyteti rus

Pas të shtënave masive në sallën e koncerteve në qendrën tregtare “Crocus City” në Moskë më herët gjatë mbrëmjes së sotme, kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se po vendosen masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut të sulmeve të reja.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen.

Gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar në aeroporte, ndërsa udhëtarët këshillohen të mbërrijnë herët për fluturimet e tyre.

Në të shtënat masive në “Crocus City”, sipas shërbimeve të urgjencës, 40 persona humbën jetën, mbi 100 u plagosën dhe më shumë se 100 prej tyre mbetën të bllokuar në godinën e qendrës tregtare, çatia e së cilës mori flakë, pasi pas të shtënave ka pasur edhe dy shpërthime.

 

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, si dhe mbi 50 ekipe të emergjencës.

TRENDING

Exit mobile version