Aktualitet

Përgjimet/ Hoxha i përgjigjet Berishës: Më zhgënjeve

Nuk më zhgënjeu Berisha në deklaratën që bëri sot, më zhgënjeu tek pjesa e imagjinatës, nuk është më aq kreativ sa ka qenë më parë. Ta katandisësh këtë gjë tek Ardi Veliu, do të thotë të kesh mungesë kreativiteti, mungesë e madhe frymëzimi. Besoj se kjo gjë ka ardhur për shkak të daljes së këtij elementi. Ai nuk është përballur me drejtësinë për këtë çështje dhe ka të drejtë të marrë në mbrojtje ata që kanë bërë atë gjë më 21 janar. Të gjithë duhen hetuar, që nga momenti që nisi protesta, pse nisi protesta dhe kush i mori në mbrojtje autorët e krimit.

12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

TRENDING

Exit mobile version