Politike

Përplasjet brenda PD-së/ Spiropali: Nuk ua qajmë hallin se kemi punën tona

“Ne besojmë plotësisht që kandidati ynë do të jetë fitues dhe projekti ynë për Kukësit do të eci vetëm përpara”, kështu shprehet Ministrja Elisa Spiropali për zgjedhjet që do të rimbahen nesër në Kukës.

E ftuar në nje emision televiziv Spiropali po ashtu foli edhe për situatën dhe përplasjet brenda PD dhe opozitës, rikthimin e Lulzim Bashës dhe përballjen e këtij të fundit me Sali Berishën.

Pjesë nga intervista:

 

 

Situata e opozitës, si e shihni?

E paqartë, ne në Parlament po kemi një vështirësi për të komunikuar dhe për të ndarë kush është kush sepse grupi parlamentar duhet të ishte mbledhur dhe të kishte marrë vendime. Por, ne na takon si shumicë të çojmë para nismat tona, nuk mund të mbetemi peng.

Kë njeh PS si opozitë?

Nuk mund të jemi ne matematicienët që mund të zgjidhim. Për ne të gjithë deputetët janë njësoj, ne gjykojmë mbi krijim e grupeve dhe presim që ata të na qartësojnë mbi numrin dhe partitë e tyre.

Si e keni parë aksionin e Gazment Bardhit?

Kjo çorodi midis dy njerëzve ka krijuar edhe këtë ngërç në Kuvend dhe ka privuar qytetarët nga një opozitë që mund të jetë alternativë. Kjo nuk është mirë as për ne dhe as për ta. Opozitë që ka nevojë për t’u mbledhur dhe për të vendosur. Nuk ua qajmë hallin se kemi punën tona, por jemi gati të përballemi dhe me secilën prej këtyre copëzave ose me të gjithë së bashku.

Si e shihni pozicionin e Lulzim Bashës përballë jush?

Basha i shlodhur, ka pushuar, është i qetë, habitem, e kam zili si është kaq i qetë dhe si pretendon të garojë jo vetëm përballë Berishës, por dhe si alternativë. E shoh të pashpresë situatën mes tyre. Në vijë të kuqe kemi raportin non-grata me aleatët.

TRENDING

Exit mobile version