Politike

Përse u lejua arrestimi i Ahmetaj dhe jo Tahirit? Rama: Në mos e provoftë….

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar qytetarëve ditën e sotme një mesazh në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij.

Rama komentoi rastin duke e krahasuar me atw tw ish-ministrit tw Brendshwm Saimir Tahiri, i cili u gjend tw rrethana tw ngjashme.

Ai u shpreh se nuk i takon tw gjykojw nwse Ahmetaj wshtw fajtor ose jo, por shtoi se kwtw herw kërkesa e prokurorisë duhej miratuar sepse këtë herë Kuvendit iu vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore.

Duke krahasuar me rastin “Tahiri”, Rama tha se atwherw Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese ëash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim.

 

 

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, u shpreh ai.

TRENDING

Exit mobile version