Politike

Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, Celibashi: Intimidim dhe presion

Raportimet nga forca të ndryshme politike se persona të paautorizuar janë shfaqur në qendrat e votimit i ka komentuar Kryekomisioneri Celibashi. Ai ka thënë se kjo nga KQZ konsiderohet si një presion dhe inimidim ndaj votuesve. Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë.

 

“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

 

TRENDING

Exit mobile version