Aktualitet

Pezullimi i fondeve nga KE/ Panariti: Bujqësia do shkojë drejt falimentit

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me lajmin që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në vendin tonë. Panariti tha në një intervistë për “Syri tv” se goditja më e madhe është ajo institucionale, ku sipas tij, besueshmëria do kohë të rivendoset. Ai shtoi më tej se për sa kohë ne nuk e mbrojmë prodhimin vendas, bujqësia do shkojë drej falimentit. Komisioni Europian ka pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Hetimi i nisur dy vjet e gjysmë më parë, ka zbuluar se se autoritetet shqiptare, përkatësisht AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët, duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen.

“Fondet kanë qene në total 96 mln euro. Duhet të dini se Shqipëria nuk ka marrë më shumë se 11 ose 12 milionë euro. Ka goditje për bujqësinë. Goditja më e madhe është goditja institucionale, janë trajnuar inspektorë. Në rast se evidentohet, rrëzohet një kollon, dëmi është më i madh, besueshmëtia do kohë të rivendoset.

Këtu bëhet fjalë për abuzimet e BE-së. Janë para të taksapaguesve europianë. Ata janë të detyruar ti përgjigjen institucioneve europianë, si shkojnë fondet. Kjo është e rëndë, përveçse që kemi një dëm, ne kemi një dëm më të madh në besueshmërinë. Tashmë që kjo besueshmëri është rrënuar, kjo ndikon edhe tek integrimi. Në momentin që agjensitë janë të minuara, kuptophet se sa e vështirë është për të ulur, pasi mungon besueshmëria financiare, përveç dëmit financiar kjo është diçka e rëndë. AZHBR varet nga qeveria shqiptare. Në rast se politika ndërhyn, kemi të bëjmë me shkelje flagrante.

Bujqësia dhe blegtoria ka shënuar një rënie, në pikiatë që nuk po e rimerr veten, e kemi një rivitalizim të bujqësisë në sezonin veror?

Në sezonin turistik ku kemi një fluks të turistëve që vijnë për të pushuar, kanë nevojë dhe për tu ushqyer. Por për fat të keq hoteleria, rrjeti i bujtinave, restoranteve, furnizohen me produktin e importit, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e një vendi të kemi përgjysmim të blegtorisë. Bujqësia do shkojë drejt falimentit.

Çfarë ka ndodhur në këtë rënie? 

BE për ti bërë një krahasim, 18 përqind shkon për mbështetjen e blegtorisë, tek ne nuk shkon as përgjysmimi i buxhetit. Për sa kohë ne nuk e mbrojmë prodhimin vendas, nuk taksojmë prodhimin e importit. Politika e BE synonte që prodhimi vendas, ta sillte ne nivel konkurrencshmërie me importin. Kostoja e tij e prodhimit del shumë e lartë. Përsa kohë nuk e mbrojmë bujqësinë dhe blegtorinë…

TRENDING

Exit mobile version