Aktualitet

“Pi një kafe”/ Si tentoi të korruptonte policin rrugor me 20 mijë lekë 36-vjeçarja me BMW luksoz

Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Polici: Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

TRENDING

Exit mobile version