Aktualitet

Plagosi me thikë tre persona, autori arratiset nga vendngjarja (FOTO)

Zbardhen detaje nga plagosja e trefishtë në Tiranë. Mësohet se përveç 64-vjeçarit Viktor Rrapollari, e plagosur ka mbetur dhe vajza e tij e një italian. Vajza raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi i huaj ka një plagë në shpatull.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në Laprakë. Autori i ngjarjes, Elton Mergjyshi, 40 vjeç është afruar në tryezën ku ishin të ulur Rrapollari, vajza e tij dhe italiani dhe i ka qëlluar të tre me thikë. Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Rrapollari është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën.

 

TRENDING

Exit mobile version