Lifestyle

Po shikonte filmin Avatar, burri vdes nga ataku në zemër

Avatari i James Cameron, i publikuar më 16 dhjetor 2022 në Indi, është kthyer në një super hit pasi mijëra njerëz po e ndjekin. Por një lajm i trishtuar në Indi është se një burrë ka vdekur nga një atak në zemër teksa shikonte filmin.

Sipas mediave një burrë nga distrikti Kakinada, Andhra Pradesh, teksa po shikonte filmin Avatar pësoi një atak të rëndë në zemër. Emri i viktimës është Lakshmireddy Srinu. Srinu së bashku me Raju, vëllain e tij më të vogël, kishin shkuar për të parë filmin në një kinema në Peddapuram.

Dëshmitarët okularë thanë se Srinu u rrëzua papritmas ndërsa shikonte filmin. Vëllai i cili e kishte shoqëruar, e çoi në Spitalin Qeveritar Peddapuram. Por sapo ai mbërriti në spital mjekët e deklaruan të vdekur.

Në vitin 2010 një incident i ngjashëm ndodhi në Tajvan ku një 42-vjeçar humbi jetën duke parë pjesën e parë të ‘Avatar’. Sipas mjekëve kjo erdhi për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe eksitimit teksa shikonte Avatarin.

TRENDING

Exit mobile version