Lifestyle
Po shikonte filmin Avatar, burri vdes nga ataku në zemër
Avatari i James Cameron, i publikuar më 16 dhjetor 2022 në Indi, është kthyer në një super hit pasi mijëra njerëz po e ndjekin. Por një lajm i trishtuar në Indi është se një burrë ka vdekur nga një atak në zemër teksa shikonte filmin.
Sipas mediave një burrë nga distrikti Kakinada, Andhra Pradesh, teksa po shikonte filmin Avatar pësoi një atak të rëndë në zemër. Emri i viktimës është Lakshmireddy Srinu. Srinu së bashku me Raju, vëllain e tij më të vogël, kishin shkuar për të parë filmin në një kinema në Peddapuram.
Dëshmitarët okularë thanë se Srinu u rrëzua papritmas ndërsa shikonte filmin. Vëllai i cili e kishte shoqëruar, e çoi në Spitalin Qeveritar Peddapuram. Por sapo ai mbërriti në spital mjekët e deklaruan të vdekur.
Në vitin 2010 një incident i ngjashëm ndodhi në Tajvan ku një 42-vjeçar humbi jetën duke parë pjesën e parë të ‘Avatar’. Sipas mjekëve kjo erdhi për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe eksitimit teksa shikonte Avatarin.
-
Sport7 hours ago
VIDEO/ Goli i shpejtë i Nedim Bajramit “fikson” Europën, komentatori grek nuk përmbahet
-
Bota12 hours ago
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
-
Sport7 hours ago
Në Gjermani me kombëtaren kuqezi për Euro 2024, bashkëshortja e surprizon në fushë Silvinjon
-
Pinknews2 hours ago
Tifozat e “masakruan” në rrjet Elseid Hysajn, Jul Deda bën reagimin e fortë (FOTO)
-
Pinknews7 hours ago
U aludua se po hetohet nga SPAK dhe kërcënoi zyrtarët e IKMT, reagon Luiz Ejlli
-
Kosova3 hours ago
Tragjike/ Vetëvritet me armë zjarri në banesë 45-vjeçarja nga…
-
Aktualitet17 hours ago
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës
-
Bota2 hours ago
Miliarderi britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese dhe më pas bën vetëvrasje