Kronike

Po transportonin 3 afganë, vihen në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për transport të emigrantëve të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë një 26-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar tre emigrantë afganë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni policor i koduar “Border 11” çoi në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 3 shtetas afganë që kishin si synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen automjeti, një shumë parash dhe 2 aparate celulare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, është goditur një tjetër rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 11”. Gjatë operacionit, në aksin rrugor Kuç-Vlorë, shërbimet e Policisë të DVP Vlorë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., me pasagjerë shtetasin M. S. dhe 3 shtetas afganë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. M. dhe shtetasi M. S. po transportonin 3 shtetasit afganë, kundrejt pagesës, me qëllim që t’i ndihmonin ata për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe M. S., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm

TRENDING

Exit mobile version