Kronike

Po transportonte 2 mina me telekomandë në çantë, momenti i arrestimit dhe emri

Një 28-vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.

Policia ka publikuar video të momentit të arrestimit.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Marian Gjoka 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

Gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

TRENDING

Exit mobile version