Shkrime

Po vjen garnitura e Millosheviçit/ Analisti paralajmëron fatkeqësi për Rajonin

Ndërkohë që Serbia po përgatitet për zgjedhjet e 17 dhjetorit, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi tha se ‘tre derrat e egër serbë’ Vuҫiç, Daҫiç e Vulin, po bëhen bashkë, dhe theksoi se atyre po iu bashkohen edhe kriminelët Sheshel e Nikoliç.

“A po bëhen bashkë në pushtet pas zgjedhjeve tre derrat e egër serb? Thirrja që ju bëri Vuҫiçi, të atrofuarëve politikë për tu bashkuar në koalicion, Sheshelit dhe Nikoliçit, është përpjekje e tyre për mbijetesë në politikë, pas 17 dhjetorit. Derrave të pangopur për pushtet, si Vuҫiç, Vulin dhe Daciç, po i bashkangjiten më gjasë edhe kriminelët Sheshel dhe Nikoliç. Nëse pas zgjedhjeve do të shohim fitoren apo fundin e atrofisë politike, kjo mbetet për tu parë. Kjo garniturë politike në Serbi, e cila sot kontrollon gjithҫka, është turmë e politikës radikale dhe terroriste, që bënë gjenocid gjatë shkatërrimit e ish-Jugosllavisë” –  thekson Mulliqi.

Ai tha edhe se ‘ata kanë skenare terroriste për ndarjen e Kosovës. Zgjatën dorën edhe në Banjskë, por u ndanë lagët, duke bartur katër kufoma për në Serbi, ndërsa grupi terrorist iku maleve më bisht nën shalë’.

“Karrierat e dhunshme politike kanë si analogji kuptimin e vdekjes. Sado që ajo do të vonojë, nuk do të mungojë. Diktatorët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë këtë reciprocitet fatal. Pafundësia është kufiri i tyre i ҫmendur. Serbët duhet kurrsesi të çlirohen nga epoka e tyre e errët në të cilën janë futur prej shumë kohësh. Edhe në këtë fillim shekulli po shohim në krye të pushtetit në Serbi, një oligarki banditësh dhe kriminelësh, më të zi se në kohën e nazizmit. Krijuesi kryesor i kësaj despotie, pas vdekjes së Millosheviҫit, është Voisllav Sheshel. Derri i pangopur Sheshel, bashkë me Vuҫiçin po i fryjnë zjarrit të luftës në rajon” – vlerësoi Skender Mulliqi

Sipas analisti, kjo garniturë e Millosheviҫit, në Serbi është banda më e rrezikshme për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Ne teh e kanë, nëse kanë mundësi, të shkatërrojnë ardhmërinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Të tre këta terriroristë serbomedhënj vijnë nga kopeja e derrave të pangopur, më gjakun e popujve josllavë, e më së shumti të shqiptarëve. Nëse vijnë në pushtet, dhe ka mundësi reale që po, sepse ata kanë edhe ndihmën e Putinit, do tu shfaqen në gjumë parashikimet e tyre të errëta për ripushtimin e Kosovës, që e kanë edhe për synim. Këta metastazistë radikal, do ta pësojnë shumë më keq se sa e pësuan në vitin 1999, kur humbën luftën me shqiptarët në Kosovë. Serbia shkon në zgjedhjet e 17 dhjetorit me Millosheviҫin në krye dhe me Rusinë në prapavijë” – theksoi njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi

TRENDING

Exit mobile version