Kosova

Politikani serb: Vuçiç, kërcënim, po kontrollon këto dy shtete të Ballkanit

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor që nxorën fituese partinë e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

Politikani serb Nenad Çanak tha në një intervistë se Vuçiç është kërcënim për gjithë rajonin pasi ai po e shtrin pushtetin e tij edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi.

“Absolutisht po, e prisja këtë fitore kaq të thellë të Vuçiç. Në këtë moment Vuçiç po kontrollon jo vetëm të gjitha mediat në Serbi dhe të gjitha burimet  shtetërore po edhe gjysmën e Bosnjës, Republikën Srpska dhe një pjesë të mirë të Malit të Zi. Dhënia e nënshtetësisë për shumë mbështetës të tij jashtë Serbisë bëri që disa dhjetëra mijëra njerëz të vinin të votonin në Serbi edhe pse nuk jetojnë këtu. Kombinuar kjo me dobësinë e opozitës që nuk ofroi një alternativë konkrete përballë regjimit, ndaj ishte e parashikueshme që asgjë e veçantë nuk do ndodhte”- tha politikani serb.

Ai theksoi se ideja e Kremlinit për të organizuar trazira në Ballkan pas tentativës për sulm në Banjskë, do të varet nga Bosnja-Hercegovina se pikërisht atje mund të organizohen tensione mes Milorad Dodik dhe pjesës tjetër të politikës.

Mes tjerash ai tha se sado të përpiqet opozita në këtë moment ajo nuk ka fuqinë të arrijë një rezultat më të mirë nga ajo se sa arriti.

“Gjatë viteve 1999, ideja e Kremlinit për të organizuar trazira në Ballkan pas tentativës për sulm në Banjskë, do të varet nga Bosnja-Hercegovina se pikërisht atje mund të organizohen tensione mes Milorad Dodik dhe pjesës tjetër të politikës. Nga ana tjetër mendoj se NATO është e vetëdijshme për këtë dhe duhet të veprojë. Mendoj se kjo është një çështje e mbyllur” – potencoi Canak, teksa dhe duke folur serish per zgjedhjet ne Serbi u shpreh: – “Ndoshta mund të ketë disa shanse të vogla, por janë shumë të vogla për të përsëritur zgjedhjet për Beogradin dhe sado të përpiqet opozita në këtë moment ajo nuk ka fuqinë të arrijë një rezultat më të mire. Shanset reale për Serbinë janë mbajtja e zgjedhjeve të reja në të ardhmen që mund të mos mbahen pas 4 vitesh por mund të mbahen në 2025″

TRENDING

Exit mobile version