Sport

Polonia barazon me Moldavinë, një rezultat që bën “lëmsh” grupin e Shqipërisë

Polonia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 (Pjesa e parë). Kombëtarja e Michal Probierz vuajti shumë mungesën e Lewandowskit, teksa sulmi çaloi shumë sonte në PGE Narodowy (Warsaw). Djemtë e Serghei Clescenco luajtën lojën e tyre tipike, me kundërsulme, duke ngacmuar jo pak portën e mbrojtur nga Wojciech Szczesny. Një krosim fantastik i Ratës, me ndihmën e një rrëmuje, shfrytëzohet në maksimum nga sulmuesi moldav Ion Nicolaescu, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 26-të. Në fundin e fraksionit, ishte Arkadiusz Milik që shkaktoi drithërima në zonë, por vetëm kaq, pasi Dorian Railean kuptoi gjithçka. Polonia mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me barazimin në xhep, gjithsesi nuk ndodh kështu, pasi Pawel Wszolek nuk u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin pas shtyllës së majtë. Në fillimin e pjesës së dytë Swiderski vendosi ekuilibrat, me rezultatin që mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Kështu, në grupin e Shqipërisë kryesojnë kuqezinjtë me 13 pikë, në vendin e dytë qëndron Çekia me 11 pikë, ndërsa Polonia është e 3ta me 10 pikë. Sa i takon Moldavisë, renditen në vendin e katërt me 9 pikë.

TRENDING

Exit mobile version