Kronike

Porositën 350 €‎ veshje, dy 16-vjeçaret largohen pa paguar

Dy 16-vjeçar janë proceduar penalisht ditën e sotme për vjedhje. Kjo pasi këta dy persona kishin porositur veshje online me vlerë 350 euro dhe në momentin që i morën u larguan pa paguar. Pas arrestimit vjedhjen janë sekuestruar, ndërkohë që ndaj 16-vjeçarëve është ngritur vepra penale e vjedhjes.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një shtetas (korrier i një subjekti postar privat), se 2 adoleshentë i kishin marrë një pako të porositur prej tyre online dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, shtetasit E. K. dhe L. S., të dy të moshës 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Për shkak të moshës, ndaj këtyre 2 shtetasve filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version