Kosova

Prapë ti Albin? BE dhe SHBA si hije nga pas: Gabove

Bashkimi Evropian ka konsideruar se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për “largimin” e institucioneve ilegale serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve është në kundërshtim me përpjekjet për de-eskalimin e situatës në veriun e vendit dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, është shprehur i shqetësuar për ndikimin që mund të kenë në situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe vendimet e fundit të autoriteteve lokale për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave komunale.

Në këtë drejtim, zëdhënësi i BE-së ka nënvizuar ndër të tjera se për çështjen e strukturave ilegale të udhëhequra e financuara nga Serbia, duhet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për t’i dhënë fund krizës aktuale, nga BE-ja kanë saktësuar se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, pra me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë  ka bërë me dije se vendimi i autoriteteve lokale të Mitrovicës së Veriut nuk është marrë në koordinim me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare dhe mund të përshkallëzojnë më tej situatën në pjesën veriore të banuar me serbë etnikë.

 

TRENDING

Exit mobile version