Pinknews

Prej vitesh larg ekranit, Anahi zbulon pse e mori këtë vendim

Aktorja dhe këngëtarja meksikane Anahi u bë shumë e njohur në botë me rolin e saj në serialin “Rebelde”. Pasi grupi u nda në 2009, Anahi vazhdoi karrierën e saj. Seriali i fundit ku ajo luajti ishte “Dos Hogares” në vitin 2011 dhe në 2015 nxorri albumin “Unesperado”. Por tani prej vitesh ajo po i mungon ekranit e skenës dhe për këtë ka një arsye. Në një intervistë së fundmi, Anahi ka treguar se e mori këtë vendim pasi ishte lodhur. “Ishte një vendim shumë personal dhe i vështirë sepse unë jam rritur në skenë. Zemrës sime i mungon skena, por mendoj se mora vendimin e duhur sepse në një pikë gjërat nisin dhe bëhen të lodhshme. Vjen një moment në jetë ku vendos të mos e ekspozosh veten shumë”-tha aktorja 37-vjeçare e cila është e martuar dhe ka krijuar familjen e saj me dy fëmijë./revistawho.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version