Aktualitet

Pse 1 litër qumësht kushton më shumë në Shqipëri se sa në Francë

Ervin Resuli, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, thotë se kostot e larta të lëndës së parë përcaktojnë çmimin e lartë të produkteve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri.

Sipas tij, 1 kg qepë apo 1 kg qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë, pasi mbështetja e fermerit tek ne është minimale.

“1 litër qumësht kushton më shtrenjtë në Shqipëri se në Francë pasi kostot e lëndë së parë në Shqipëri janë shumë të larta, që nga çmimi i naftës, lëndët e para, drithërat për blegtorinë.

Një sërë elementësh bëjnë që kostoja e prodhimit të një kilogrami produkt bujqësor apo blegtoral të shkojë në nivelin e Francës, ku fermeri mbështetet në mënyrë periodike prej shumë vitesh.

Kjo fashë njerëzish duhet të jetë e mbështetur nga shteti pasi prodhojnë pjesën më të madhe të ushqimeve që konsumohet në qytet.

Sasia e parave në dispozicion të fermerëve nuk e japin impaktin e uljes së çmimit të lëndës së parë”, tha Resuli.

TRENDING

Exit mobile version