Pinknews

Pse njerëzit janë fiksuar pas këmbëve të aktores së famshme?

Ylli i filmit të ardhshëm “Barbie”, Margot Robbie, ka tërhequr vëmendjen së fundmi dhe shkak janë bërë këmbët e saj.

Përveçse është aktorja kryesore në një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2023, ajo ka kthyer gjithë sytë nga vetja, pasi shumë fansa të saj mendojnë se ka ‘këmbët më të bukura”. nKjo mund të duket si një arritje e pazakontë, por është diçka që Robbie po e merr me shumë sportivitet.

Në një intervistë të fundit për Cinema Blend, Robbie foli për magjepsjen që interneti ka me këmbët e saj. Ajo zbuloi se herën e parë që kërkoi vetë në “Google”, u befasua kur pa se “këmbët e Margot Robbie” ishte një nga rezultatet më të shpeshta të kërkimit. Më pas ajo zbuloi faqen e saj në “Wikifeet”, e cila përmban foto të këmbëve të saj. Pavarësisht natyrës së pazakontë të kësaj vëmendjeje, Robbie duket se po i merr të gjitha me qetësi dhe shprehet:

“Jam shumë e kënaqur që njerëzit janë të emocionuar për këmbët e mia. Mendoj se kjo është e bukur. Nuk ndihem çuditshëm për këtë”.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që këmbët e Robbie janë në qendër të vëmendjes. Në filmin e Quentin Tarantino -s 2019 , “Once Upon a Time in Hollywood”, Robbie luajti Sharon Tate dhe pati një skenë të paharrueshme ku ajo vendosi këmbët e saj në një sedilje kinemaje. Kjo skenë ngjalli një interes të ri për këmbët e Robbie.

TRENDING

Exit mobile version