Kronike

Qëndroi mbi makinë teksa mjeti ishte në ecje dhe pengoi qarkullimin, gjobitet 20-vjeçari

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, është ndëshkuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Korçë pasi ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin në një zonë të banuar. Videoja e tij e publikuar në portalin “JOQ” tregoi drejtuesin e makinës duke hipur mbi kabinën e automjetit dhe duke kryer manovra të kërcënuara për sigurinë e vet dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Pas verifikimeve, autoritetet identifikuan drejtuesin, i cili u ndëshkua me një masë administrative prej 75,000 lekësh dhe iu tërhoq leja e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

TRENDING

Exit mobile version