Kronike

Ra aksidentalisht nga biçikleta, ndërron jetë i moshuari

Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi u rrëzua aksidentalisht nga biçikleta. Policia informon se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Aleks Buda” në Tiranë. Viktima me inicialet S. Ç, për shkak të dëmtimeve që mori në kokë, humbi jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version